Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTO/ Sokol Mëngjesi prej 2 ditësh në koma, Ministri Manja takon familjarët tek Trauma: E vizitova si mik, si shok

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Sokol Mëngjesi prej 2 ditësh në koma, Ministri Manja takon
Fotomontazh: Avokati Sokol Mëngjesi dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja

Avokati Sokol Mëngjesi prej dy ditësh ndodhet në Intubim tek spitali i Traumës pasi gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë e rënduar. Shefi i Urgjencës së Traumës, Gjovalin Bushi ditëne djeshme tha se gjendja e Mëngjesit se orët në vijim do ishin vendimtare, por duket se nuk ka ende asnjë përmirësim.

Shumë figura të politikës, shefa policie, drejtori i policisë Tiranë, avokatë dhe miq e kanë vizituar në spitalin e Traumës këto dy ditë, ndërsa këtë pasdite ka shkuar dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Ministri Manja është interesuar mbi gjendjen shëndetësore të avokatit dhe pedagogut Sokol Mëngjesi si dhe ka zhvilluar një bisedë me mjekët, shefin e urgjencës së Traumës si dhe të afërmit e avokatit që po i qëndrojnë pranë.

Ministri Manja nuk ka bërë asnjë koment thjesht ka pohuar se e vizitoi avokatin e dhunuar barbarisht “si mik, shok dhe si një njohje e tij mëparshme gjatë punës në sistemin e drejtësisë”.

FOTO/ Sokol Mëngjesi prej 2 ditësh në koma, Ministri Manja takon
Ministri i drejtësisë Ulsi Manja

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Ishin 4 autorët të cilët e dhunuan me doreza hekuri dhe leva të cilët policia i identifikoi: Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili u vetëdorëzua në Polici; Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë; Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë; Romario Roberto Tabaku, 26-vjeç, banues në Tiranë.

FOTO/ Sokol Mëngjesi prej 2 ditësh në koma, Ministri Manja takon
 

Ndërsa organizatori dhe porositësi i sulmit barbar ndaj avokatit ishte Dritan Nano.

58-vjeçari Dritan Nano do të paraqitet ditën e nesërme para gjykatës ku dhe do t’i komunikohet masa. Bashkë me të, për masë del dhe dhëndri i tij Dorian Alia, një nga dhunuesit, ndërsa 3 të tjerë janë ende në kërkim.

FOTO/ Sokol Mëngjesi prej 2 ditësh në koma, Ministri Manja takon
58-vjeçari Dritan Nano


Motivi i sulmit sipas dëshmisë së Dorian Aliaj si dhe nga hetimet është se:

58-vjeçari Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë.

Pala fituese nuk ka rënë dakord dhe nuk ka respektuar detyrimet që ka pasur ndaj avokatit dhe studios ligjore. Kanë qenë në total 8 trashëgimtarë që i përfaqësonte Mëngjesi dhe një nga ata nuk ka pranuar që të zbatojë kontratën dhe t’i paguajë detyrimet avokatit.

Sokol Mëngjesi ka kërkuar që të respektohet kontrata e firmosur para gjyqit, mirëpo vetëm njëri prej trashëgimtarëve, konkretisht 58-vjeçari Dritan Nano nuk ka pranuar të shlyejë pagesën. Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja. Më pas Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Mëngjesi dhe Nano u takuan një muaj më parë për tu sqaruar, mirëpo nuk ranë dakord, pasi avokati ka ritheksuar se ka një kontratë që 58-vjeçari duhet ta zbatojë. Si rrjedhojë i gjendur në këtë situatë dyshohet se Dritan Nano ka angazhuar të afërmit e tij Dorian Alia, Drivald Alia dhe Elton Kasaj dhe Romario Tabakun dhe ka organizuar sulmin barbar ndaj avokatit Mëngjesi.

Ndërkohë, në dëshminë e tij para grupit hetimor Nano ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka gisht në sulmin e avokatit. Mirëpo, policia ka prova të forta të cilat impikojnë këtë shtetas në këtë ngjarje.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese