Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FOTO/ Qëlloi efektivët e policisë sot në Rinas, ky është Klajdi Buza me të shkuar të errët kriminale

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Qëlloi efektivët e policisë sot në Rinas, ky
Klajdi Buza

Është arrestuar i riu që sulmoi forcat policore mbrëmjen e sotme në afërsi të Rinasit.

I arrestuari me emrin Klajdi Buza, 35-vjeçar ku sipas informacioneve nuk është i panjohur për policinë. Shtetasi është arrestuar dhe më parë në vitin 2022, pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës.

Gjithashtu në vitin 2015 ai ka bërë denoncimin e makinës së tij  ‘‘BMW X 5 me targa AA 987 BC, teksa policia në atë periudhë e kishte gjetur të braktisur në Fushë Krujë. 

Ndërsa policia ka sekuestruar armën dhe municonin luftarak, si provë materiale. Sakaq, 35-vjeçari është në duart e policisë dhe po procedohet për veprën e kryer.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Qëlloi drejt Punonjësve të Policisë, gjatë një aksioni policor për kapjen e tij, vihet në pranga 34-vjeçari.

34-vjeçari me precendent kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municion luftarak.

Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Tiranë pasi kanë marrë informacion për një shtetas i cili mbante armë zjarri në subjektin e tij kanë organizuar punën me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjesisë ligjore.

Gjatë ndalimit të shërbimeve të Policisë në subjektin e tij privat në Rinas, shtetasi i identifikuar me inicialet K. B, ka qëlluar në drejtim të Policisë nga brenda subjektit të tij.
Nga të shtënat nuk ka patur të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe shoqërimin për në ambientet e DVP Tiranë.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë bërë arrestimin e shtetasit K. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

FOTO/ Qëlloi efektivët e policisë sot në Rinas, ky
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese