Hapësire reklamuese


Aktualitet

FOTO/ Presidentët shqiptarë krah Dom Ernest Troshanit në Vatikan, dhe krerët e 4 komuniteteve fetare në lamtumirën e Papës

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Presidentët shqiptarë krah Dom Ernest Troshanit në Vatikan,
Presidentet shqiptare në lamtumirën e Papës

Presidenti Bajram Begaj ka ndarë një fotogafi nga ceremonia që po zhvillohet në Vatikan, ku marrin pjesë liderë nga gjithë bota, për lamtumirën e fundit të Atit të Shenjtë. Krah tij, është dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Dy krerët e shteteve tona, ecin krah për krah me kardinalin shqiptar në Vatikan, Dom Ernest Troshanin.

“Bashkë, për të nderuar Papa Françeskun. Nderojmë kujtimin e Shenjtërisë së Tij, që na la një trashëgimi shpirtërore dhe morale për ruajtjen e dinjitetit njerëzor dhe të jetësojmë vizionin e tij për drejtësinë, solidaritetin dhe paqen”, shkruan Presidenti Bajram Begaj.

Në fotografinë që ai publikon, shihen dhe përfaqësuesit e katër besimeve shqiptare në Shqipëri, të cilët kanë shkuar bashkë me Presidentin në ceremoninë e nderimit të Papa Françeskut. Varrimi do të kryhet nesër në Shën Pjetër.

Siç shihet, i pari është kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu, kryegjyshi Botëror Bektashian Edmond Brahimaj, kryeipeshkvi metropolit Arjan Dodaj dhe Kryepiskopi Joan.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese