Një efektiv zjarrfikës ka përfunduar në spitalin rajonal të Shkodërs pasi mbeti i asfiksuar ndërsa po shuante zjarrin në Shkodër.
Kati i tretë i një pallati, i cili përdorej si magazinë u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm rreth orës 10:20, në lagjen “Daniel Matlia”. Zjarrfiksët mbërritën në vendin e ngjarjes ku bën të mundur shuarjen, por një nga efektivët për shkak të nevojës për oksigjen u dërgua me urgjencë në spital.
Zjarrfikësi u transportuar nga një ambulancën e shërbimit kombëtar të urgjencës ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
"Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:20, në lagjen “Daniel Matlia”, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese që shërben si magazinë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. mGrupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit." - njoftoi policia.