Kryeministri Edi Rama përmes disa fotografive ka dhënë lajmin e mirë se ka rinisur projekti kërkimor shkencor “Lin 3, gërmime arkeologjike nënujore” me ekipin shqiptaro-zvicerian në fshatin Lin në Pogradec.
Bashkë me pamjet nga këki9met, Rama shkruan se kanë nisur përgatitjet për vënien në mbrojtje dhe shpalljen e tij zonë arkeologjike, që pritet të ndodhë brenda vitit 2024.
”Duke vlerësuar rëndësinë e këtij zbulimi arkeologjik, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, janë duke punuar për përgatitjen e vendimit për vënien në mbrojtje dhe shpalljen e tij zonë arkeologjike, e cila pritet të finalizohet brenda vitit 2024″, - shkruan Rama.