
Xum Allushi ka reaguar pas komentit të bërë nga Ledion Liço ditën e djshme ku me ironi tha se ‘’ai i proteinave do na fikte dritat e Big brother VIP’’, batutë e cila u shoqërua nga të qeshurat e ish-banorëve në studio.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xumi nuk i është kursyer aspak moderatorit duke thënë se me “proteinat” ha bukë ai dhe familje e tij dhe se me atë batutë po shkelet tek buka e familjes time dhe tek djersa ime”.
“Unë kam treguar respekt nga i pari tek i fundit. Nëse doni vëmendje nga unë dhe të përmendni biznesin që familja ime ha bukë, ju lumtë. Por të shkelni tek buka e familjes time dhe tek djersa ime, nuk ua toleroj,” shkruan ai.
Akoma më pikan u bë komenti në fund, ku nuk e la pa i hedhur një kunjë Ledionit, i cili është bashkëshorti i Sara Hoxhaës, duke thënë “Se i dihet, ndoshta më qëllon dhe mua nusja me lek në të ardhmen!
Sondazh