Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTO/ Ky është peshkatari 30-vjeçar që humbi jetën sot në Bulqizë

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Ky është peshkatari 30-vjeçar që humbi jetën
Fotomontazh: Klodian Kala

Personi që shihni në foto është 30-vjeçari Klodian Kala, i cili humbi jetën tragjikisht pasditen e kësaj të diele.

30-vjeçari teksa ishte duke peshkuar ra në kontakt me rrymën elektrike dhe fatkeqësisht gjeti vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Bulqizë. 30-vjeçari humbi jetën teksa po peshkonte me gjenerator, ku në një moment ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

FOTO/ Ky është peshkatari 30-vjeçar që humbi jetën
Klodian Kala

Ngjarja ka ndodhur në lumin e fshatit Sofraçan, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 17.30, në lumin e fshatit Sofraçan, shtetasi Klodian Kala, rreth 30 vjeç, duke peshkuar, dyshohet me gjenerator ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi Policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese