Ky është shtetasi Martin Kastrioti, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm, pas një përplasje fatale teksa udhëtonte me një makinë tip “Volkswagen”.
Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Pojskë, ky dy makina u përplasën “kokë më kokë”. Shkak u bë manovra e gabuar e njërit prej mjeteve, duke u përplasur me makinën që vinte përballë. Goditja ka qenë aq e fortë, sa mjeti ku udhëtonte viktima ka mbetur e shkatërruar totalisht.
Përveç viktimës, edhe shtetasi V. P. dhe bashkëshortja e tij, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital ku po marrin kujdes të specializuar mjekësor.
“Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ne afërsi të fshatit Pojskë, automjeti tip “Volsëagen” me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin V. P.
Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasi M. K., dhe kanë ngelur të dëmtuar shtetasi V. P., dhe bashkëshortja e tij pasagjer në automjet.”– njoftoi policia.