Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FOTO: Ky është Eneo Sulejmani, u kap me kokainë në Tiranë! Zbërthimi i celularit zbuloi skemën e kalimit të qytetarëve me ekspuls në BE

Shkruar nga Newsbomb
FOTO: Ky është Eneo Sulejmani, u kap me kokainë në
Eneo Sulejmani, ish-kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, tanimë i arrestuar për trafik droge

Ky është Eneo Sulejmani, kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, i cili u arrestua mbrëmjen e 21 marsit 2024 në Tiranë. Policia dhe agjentët e anti-drogës pasi morën informacionin se Eneo Sulejmani po transportonte 1 kg kokainë në makinë, iu vunë pas dhe tentuan ta ndalonin. Por në momentin që strukturat operacionale të drogës i kërkuan të ndalonte automjetin tip “Volkswagen Tiguan” Sulejmani nuk iu bind urdhrave të policisë duke bërë manovra me makinë.

"Gjatë momentit që stuktura operacionale ka tentuar të ndalojë automjetin tip "Volkswagen Tiguan" me ngjyrë të bardhë me targë AB 780 MP, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien  automjetin e sherbimit të policisë"

Në përpjekje për t’iu larguar policisë Eneo Sulejmani nisi duke ecur mbrapsht dhe rrezikoi jetën e efektivëve duke i përplasur me qëllim. Në këtë moment njëri prej tyre e qëlloi në kushtet e vetëmbrojtjes në mënyrë të pavullnetshme, duke e plagosur në kofshë.

FOTO: Ky është Eneo Sulejmani, u kap me kokainë në
Automjeti i Eneo Sulejmanit

Eneo Sulejmani ishte bashkë me dy të rinj të tjerë në makinë, Egli Begaj dhe Shkëlqim Ostreni dhe kishin në plan të shkëmbenin drogën mbrëmjen e 21 marsit në rrugën “Mihal Duri”, pranë Lidhjes së Shkrimtarëve, në Tiranë, por plani nuk u shkoi ashtu siç duhej.

Pas ndalimit dhe arrestimit të kreut të Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, AMP arrestoi efektivin e operacionales Ervis Shkurta.

Shkurta, efektiv pranë Forcave të Operacionales në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ndryshe njihej si “Visi i Pazarit”. Me një numër anglez, efektivi i operacionales bashkëpunonte me trafikantët e kokainsë duke i njoftuar mbi lëvizjet e policisë në mënyrë që të mos kapeshin gjatë trafikimit dhe shkëmbimit të mallit. Lidhja e policit të operacionales u zbulua pas zbërthimit të telefonit të Eneo Sulejmanit.

Por nga zbërthimi i telefonit të kreut të Shoqatës së Transportit Ndërqytetas u zbulua dhe skandali me kontrollorët dhe policët e Rinasit, masat e të cilëve u ekzekutuan mbrëmjen e djeshme nga AMP.

FOTO: Ky është Eneo Sulejmani, u kap me kokainë në
Igli Begaj, Eneo Sulejmani, Shkëlqim Ostreni

Nga sms në aplikacionin Whatsapp dhe Signal të Sulejmanit, policia zbuloi se trafikimi i lëndëve narkotike nuk ishte aktiviteti i vetëm ku ishte i përfshirë ky shtetas, dhe polici i operacionales nuk ishte i vetmi që bashkëpunonte nga radhët e policisë.

Eneo Sulejamanaj ka në pronësi një Agjensi Udhëtimi, “Bus Albania” me objekt veprimtarie ndër të tjera edhe “agjensi për shitje biletash”, por që duket se aktiviteti krysor i agjencisë ishte rekrutimi i personave të cilëve iu ndalohej kalimi në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian.

Në këmbim të shumave monetare, nga 50 deri në 500 euro në varësi të problemit të personit, Eneo në bashkëpunim me policët kontrollorë në Aeroportin e Rinasit, bënte të mundur kalimin e tyre në BE.

Briken Tereziu, me detyrë kontrollor në Aeroportin e Rinasit ishte personi me të cilin Eneo komunikonte mbi shtetasit, "kush ishin, çfarë problemi kishin, në çfarë ore do kalonin dhe sa lek paguanin për “shërbimin”.

FOTO: Ky është Eneo Sulejmani, u kap me kokainë në
Momenti i arrestimit nga AMP mbrëmjen e djeshme/ 4 qershor 2024

Sulejmani i dërgonte foto të pasaportave të personave të cilët kishin thyer rregullat e BE-së me qëndimin, dhe Briken Tereziu bënte të mundur kalimin e tyre. Pasi kalonin tek Briken Terziu, edhe punonjësit e tjerë kishin informacion për të mos krijuar probleme.

Newsbomb.al ka zbardhur dosjen e Prokurorisë së Tiranës duke zbuluar skemën e përdorur, me të gjitha sms e shkëmbyera mes Eneo Sulejmanit dhe Briken Tereziut.

Edhe pse këto sms janë zbërthyer që në muajin Mars, arrestimi i 8 punonjësve të Rinasit u bë pas një hetimi disa mujor për vërtetimin e plotë dhe sigurimin e prova dhe fakte për implikimin e tyre në këtë veprimtari të kundraligjshme.

Video e AMP gjatë ekzekutimit të masave në Aeroportin e Rinasit

 

Masat e ekzekutuara:

“Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale,:

➢ Inspektor Sokol Xhika, i datëlindjes 05.07.1992, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

➢ Inspektor Ermal Mesi, i dtl 07.08.1991, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

➢ Inspektor Aris Drini, i dtl 03.12.1994, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale:
➢ Inspektor Ylli Prençi, i dtl 19.02.1997, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

➢ Inspektor Rei Shenjtolli, i dtl 13.05.1998, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

 Inspektor Enkis Aliaj, i dtl 23.07.1991, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Argil Hasa, i dtl 25.01.1994, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Po kështu, aktualisht vazhdojnë hetimet edhe në gjendje të lirë edhe për 8 punonjës policie të tjerë, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, të dyshuar të përfshirë në të njëjtin aktivitet kriminal.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese