Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTO/ Ky është babai që dyshohet se përdhunonte prej vitesh të bijën 15-vjeçare

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Ky është babai që dyshohet se përdhunonte prej vitesh
Në foto: Bledar Rako

Personi që shikoni në foto është babi biologjik i 15-vjeçares që dyshohet se përdhunonte, në mënyrë të përsëritur, prej 4 vitesh të bijën e tij.

Mësohet se gjithçka është zbuluar gjatë një bisede më psikologen e shkollës dhe kjo e fundit e ka denoncuar menjëherë në polici. Babai i 4 fëmijëve Bledar Rako, i cili punon si shitës në një pikë karburanti ka mohuar akuzat në komisariat. 

E mitura aktualisht është 15-vjeçe dhe raportohet se abuzimi ndaj saj ka filluar që kur ajo ishte 11 vjeçe, pra 4 vite më parë.  Ndaj Bledar Rakos rëndon akuza për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Tanimë vajza është strehuar në një qendër reabilitimi.

FOTO/ Ky është babai që dyshohet se përdhunonte prej vitesh
Babi që dyshohet se përdhunoi vajzën e tij

Në ditët në vijim ajo do t’i nënshtrohet ekspertimeve mjekësore, për të vërtetuar pretendimet e saj. 15-vjeçarja e dhunuar seksualisht, nga ai që e solli në jetë ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.

Sakaq, vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti të rëndë. 

“Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.     

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur,” njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese