
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dortmund të Gjermanisë, ku një shqiptar nga Maqedonia ka vrarë bashkëshorten e tij.
Bëhet me dije se autori është Azem Xhemaili, personi që shihni edhe në foton e mësipërme. Ngjarja bëhet edhe më makabre pasi autori ka vrarë bashkëshorten në sytë e tre fëmijëve të tyre.
Kanë qenë pikërisht fëmijët që kanë kërkuar ndihmë. Edhe pse gruaja 28-vjeçare u dërgua menjëherë në spital, ajo ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra me thikë.
Pas kryerjes së krimit, autori ka tentuar të largohet për në Maqedoni, por është arrestuar nga policia gjermane në afërsi të Nurembergut.
33-vjeçari njihej si një person i dhunshëm, pasi bashkëshortja e kishe denoncuar edhe më parë dhe kishte dhe një urdhër mbrojtje.