Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTO/ Ky është 21-vjeçari jetim që u gjet i pajetë sot në Gjirokastër

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Ky është 21-vjeçari jetim që u gjet i pajetë
Simon Sholla

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e kësaj të enjte në konviktin e një shkolle të mesme private në Gjirokastër, ku 21-vjeçari Simon Sholla u gjet i pajetë.

E teksa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, në rrjet është publikuar dhe foto e Shollit.

I riu u gjet i pajetë rreth orës 09:55, në tualetin e konviktit të shkollës private “Kryqi i Nderuar”, që ndodhet pranë Katedrales Ortodokse “Lindja e Krishtit”.

FOTO/ Ky është 21-vjeçari jetim që u gjet i pajetë
Simon Sholla

Kanë qenë shokët atë të cilët e kanë gjetur 21-vjeçarin dhe më pas menjëherë kanë njoftuar mësuesit. Simoni merrte ilaçe për shkak të depresionit, dhe shkak i vdekjes dyshohet të jetë mbidoza e konsumuar nga ilaçet që përdorte.

FOTO/ Ky është 21-vjeçari jetim që u gjet i pajetë
Simon Sholla

“Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës.  Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës”, njoftoi Policia më herët.

Për të riun jeta nuk ka qenë aspak e lehtë. Siç dhe raportuam më herët ai ishte jetim dhe ishte rritur në Qendrën e Kujdesit në Shën Vllas, të Durrësit.

21-vjeçari studionte në Fakultetin e Teologjisë në Akademinë “Logos” në Durrës. Ai kishte shkuar në Gjirokastër për të vizituar shokët e tij në shkollën e mesme ku dhe kishte kryer studimet.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese