Hapësire reklamuese

Aktualitet

Foto/ Atentati në Kamëz, xhami i mjetit të viktimës i bërë copë nga plumbat

Shkruar nga Newsbomb

Foto/ Atentati në Kamëz, xhami i mjetit të viktimës i

Një ngjarje e rëndë tronditi Kamzën mëngjesin e sotëm, ku 48-vjeçari Lulzim Visha u ekzekutua me armë zjarri brenda automjetit të tij në zonën e Zall Mnerit. Fotoja e mësipërme është shkrepur pak minuta pas atentatit të rëndë. Siç duket edhe në pamje, makina tip Wolsvagen është bërë shosh nga plumbat në pjesën e përparme.

Sipas të dhënave paraprake, sulmuesi ka qëlluar disa herë nga pjesa e përparme e makinës, duke e lënë viktimën të pajetë në vend. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:40, kur një banor konstatoi makinën e ndalur dhe njoftoi policinë. Viktima, i cili punonte pranë një poste private, u sulmua vetëm 200 metra larg banesës së tij.

Në vendin e krimit u gjetën 12 gëzhoja, ndërsa dëshmitë sugjerojnë se mund të jetë përdorur një armë me silenciator, pasi banorët nuk kanë dëgjuar të shtëna. Fillimisht, hetimet u përqendruan në një konflikt të vjetër familjar, pasi Lulzim Visha ishte vëllai i Besnik Vishës, një emër i njohur për drejtësinë për një vrasje të kryer në vitin 1997. Megjithatë, për shkak të kohës së gjatë që ka kaluar, autoritetet po shqyrtojnë edhe pista të tjera.

Pas krimit, autori u largua me një automjet tip "Porsche" gri, i cili u gjet më vonë i djegur në zonën e Zall Herrit. Policia ka ngritur postblloqe dhe ka intensifikuar hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të kësaj vrasjeje të tipit mafioz.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese