Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në Baku të Azberbajxhanit ku po merr pjesë në samitin e OKB-së, COP 29 lidhur me ndryshimet klimatike. Në këtë samit të pranishëm janë liderë shtetesh, ministra dhe zyrtarë nga 200 vende të botës.
Ashtu si dhe tradita e do liderët e vendeve kanë bërë dhe foton familjare. Ky samit pritet që të zgjasë deri më 22 nëntor dhe është eventi më i madh që Azerbajxhani ka ogrnizuar deri më sot.
Në konferencën dyjavore pritet të adresohen përkushtimet financiare për shtetet e varfra që janë prekur nga valët e të nxehtit, stuhitë dhe vërshimet, pasi intensiteti i tyre është rritur për shkak të ndryshimeve klimatike.
Një pritshmëri kryesore nga COP29 është marrëveshja për një Objektiv të Ri Kolektiv të Kuantifikuar të drejtë dhe ambicioz për financimin e klimës. Nismat e propozuara nga Presidenca e COP29 përfshijnë integrimin e veprimit klimatik me qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm, zhvillimin e korridoreve të energjisë së gjelbër, krijimin e zgjidhjeve të ruajtjes së energjisë së gjelbër, avancimin e hidrogjenit të pastër dhe reduktimin e metanit nga mbetjet organike.