Samiti i 5-të i Komunitetit Politik Evropian po zhvillohet ditën e sotme në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest për të diskutuar sfidat e sigurisë që Evropa përballet.
Samiti që mirëpret liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të atyre të vendeve të tjera të kontinentit evropian, organizohet në mikpritjen e kryeministrit hungarez, Viktor Orban.
Mes liderëve mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Në foton familjare Rama shihet i pozicionuar krah kryeministrit hungarez Orban dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.
Sondazh
Poll