Rrustem Llapi është shqiptari i Kosovës i cili ra ditën e djeshme në prangat e policisë gjermane, pasi vrau me armë zjarri pronarin e një lokali në Gjermani. Sipas mediave kosovare, Llapi, është autori i cili ekzekutoi me armë zjarri serbin Aleksandër Stefanoviç. Gjithashtu, mediat vendase kanë publikuar edhe fotot e autorit shqiptar të ngjarjes si dhe viktimës.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së dielës para ambienteve të një lokali në qytetin e Duseldorfit. Gjithçka nisi pas një debati mes Stefanoviç dhe Llapit, ku ky i fundit më pas nxori armën dhe qëlloi shtetasin serb.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve 38-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Nga autopsia rezultoi se ai ishte goditur me disa plumba. Ndërkohë, sipas një dëshmitari konflikti mes Llapit dhe Stefanoviç mund të ketë qenë për borxhet e lojërave të fatit.
52-vjeçari me origjinë nga Podujeva prej vitesh jetonte dhe punonte në Gjermani, ndërsa viktima njihej si një praktikues i mirë i arteve marciale.