Një e 82-vjeçare nga Shkodra është dhunuar barbarisht nga nusja e djalit. Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe policia, ku njofton se është ndaluar nusja, shtetësja E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër.
E moshuara ka bërë kallëzim se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.
“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. (Ky rast është publikuar në media).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme të publikuara nga “JOQ”, e moshuara ka shenja të shumta në fytyrë, të dyshuara se janë shkaktuar nga dhuna e nusjes ndaj saj.