Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FOTO/ Burri i prokurores shok me avokatin e të akuzuarve për vrasjen e Eglit! A do shkarkohet shefi i Policisë dhe gjyqtarja?!

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Burri i prokurores shok me avokatin e të akuzuarve për vrasjen e
Ilustrim: Vendi ku vdiq Egli dhe Xhihani e Hoxha

Elton Halili, shef i Komisariatit të Policisë Pogradec, Vasjana Postol, prokurore në këtë qytet dhe gjyqtarja Luljeta Kole janë tre njerëzit zyrtarët e shtetit shqiptar, për të cilët opinioni publik kërkon llogari. Ata kanë të tre rol në dosjen e vrasjes së Egli Progës.

Shefi i Policisë akuzohet nga qytetarët, në bazë të provave që kanë dalë deri tani, se ka tentuar të fshehë ngjarjen duke e raportuar atë si aksidentale. Vetëm pas rritjes së presionit publik, rasti nisi të zbardhet dhe rezultoi se Egli Proga është rrahur për vdekje.

Vasjana Postol dhe Luljeta Kole janë dy magjistratet që sot kanë zgjedhur "të bëjnë cirk" në sallën e gjyqit, duke dërguar në shtëpi tre personat e akuzuar për këtë ngjarje, të cilët rezultojnë se kanë qenë dëshmitarë dhe as nuk ndërhyrë për të shuar sherrin, por as nuk kanë pranuar të tregojnë detaje duke pretenduar se nuk kishin parë gjë.

FOTO/ Burri i prokurores shok me avokatin e të akuzuarve për vrasjen e
Shenimi i gazetares Desada Metaj

Gazetarja Desada Metaj bën thirrje që opozita të ndjekë me prioritet këtë rast, për të mos lejuar që pas tre ditësh gjithçka të harrohet, por të kërkojë shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të tre zyrtarëve të sipërpërmendur dhe nisjen e hetimeve ndaj tyre.

Ndërkohë, faqja "JOQ Albania" ka siguruar një foto që tregon një lidhje të dyshimtë midis burrit të prokurores së çështjes Vasjana Postol dhe njërit prej avokatëve mbrojtës të të akuzuarve në rastin e vrasjes së Egli Progës.

Ervin Xhihani, bashkëshorti i prokurores Vasjana Postol, shihet duke ngrënë drekë me avokatin Budion Hoxha që po mbron njërin prej personave të akuzuar bashkë me Denis Meçen, i cili dyshohet se e ka dhunuar 42 vjeçarin derisa ndërroi jetë. Sipas burimeve, Xhihani dhe Hoxha janë shokë të ngushtë prej shumë vitesh.

FOTO/ Burri i prokurores shok me avokatin e të akuzuarve për vrasjen e
Burri i prokurores dhe avokati i te akuzuarit ne Pogradec

Sot, prokurorja e çështjes Vasjana Postol zbuti ndjeshëm akuzën ndaj Denis Meçes, duke e akuzuar atë zyrtarisht për veprën penale "Vrasje nga pakujdesia", e cila dënohet me gjobë deri në 5 vite burg, ndërkohë që Policia e kishte referuar ngjarjen si një vrasje me dashje.

Gjithashtu, prokuroria kërkoi “Detyrim paraqitje” për tre të tjerët me akuzën për moskallëzim krimi; Voltan Shulkun, 40 vjeç, Arian Manellarin 55 vjeç, dhe Leonidha Guçen, 47 vjeç. Voltan Shulku është pronari i lokalit ku ka ndodhur dhunimi i Egli Progës. Avokati Budion Hoxha që shfaqet në foto me burrin e prokurores, është avokati mbrojtës i Voltan Shulkut, pronarit të lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed