Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FOTO/ Avioni bëri ulje emergjente në Rinas, ky është i riu që tentoi të vriste veten në linjën Lyon-Stamboll

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Avioni bëri ulje emergjente në Rinas, ky është i riu
Avioni i nisur nga Franca ben ulje te detyruar ne Rinas/ Shtetasi me kombësi afgane Muhamed Nasar

Një avion i nisur nga Aeroporti i Lyon në Francë me destinacion Stambollin, bëri ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Shkak u bë  një emergjencë shëndetësore në bord pasi një shtetas me kombësi afgane preu damarët e dorës duke traumatizuar edhe pasagjerët e tjerë.

Stafi i ka dhënë ndihmën e parë dhe pasi ka bërë ulje emergjente në Rinas, autoambulancat e transportuan në spitalin e Traumës, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi me kombësi afgane është identifikuar si Muhamed Nasar, me leje qëndrimin në Francë, ndërsa ende nuk dihen arsyet se përse tentoi të vetëvritej duke prerë damarët.

FOTO/ Avioni bëri ulje emergjente në Rinas, ky është i riu
Shtetasi me kombësi afgane Muhamed Nasar

Avioni i nisur nga Aeroporti ndërkombëtar "Saint Exupéry" ka qëndruar disa minuta në pistën e Rinasit dhe më pas ka kërkuar leje për të vazhduar fluturimin në destinacionin final, për në Aeroportin e Stambollit në Turqi.

"Rreth orës 14:30, në aeroportin “Nënë Tereza”, ka bërë ulje të detyruar, avioni i linjës “Lion-Stamboll”, me të cilin udhëtonte shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, pasi ky shtetas ka dëmtuar damarët e dorës me brisk (mjet rroje), gjatë fluturimit me avion. 40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën", - njoftoi Policia e Tiranës. 



 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese