Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTO/ Altin Dumani i tregon zyrat e SPAK, koordinatori amerikan i Antikorrupsionit habitet nga pirgu i dosjeve

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Altin Dumani i tregon zyrat e SPAK, koordinatori amerikan i
Zyrtari amerikan habitet nga dosjet e stivosura ne SPAK

Richard Nephew, Koordinatori Amerikan për Anti-Korrupsionin Global ka vizituar sot ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Kryeprokurori Altin Dumani e ka pritur vetë zyrtarin e lartë amerikan dhe i ka treguar ambientet e brendshme, zyrat ku punojnë prokurorët.

Siç dihet tashmë, raftet e zyrave të tyre nuk kanë më vende për të mbajtur dosjet dhe prokurorët u kanë gjetur vend duke i stivosur në dysheme.

Mirëpo, Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global është habitur nga pamjet që i ka treguar Altin Dumani. Zyrtari amerikan Richard Nephew e ka garantuar kryeprokurorin shqiptar dhe kolegët e tij se Amerika do të vazhdojë t'i mbështesë në rrugën e tyre.

"Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të Ministrisë Anti-Korrupsion, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik.

Nephew dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së", njofton Ambasada Amerikane.

Richard Nephew ka takuar sot kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të Ministrisë Anti-Korrupsion, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik.

Richard Nephew është një ekspert amerikan i armëve bërthamore dhe sanksioneve, i cili është drejtor programi në Qendrën për Politikat Globale të Energjisë (CGEP) në Universitetin e Kolumbias dhe një studiues i lartë kërkimor që jep mësim në Shkollën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Publike, Universiteti i Kolumbisë. Ai është autor i Artit të Sanksioneve, një libër nga seria e librave të shtypit të Universitetit Columbia të CGEP. Më 5 korrik 2022, ai u emërua Koordinator për Kundër Korrupsionit Global nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese