Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FOTO/ 6 makina të djegura në Kamëz, pronari i skeduar për drogë, zjarri i qëllimshëm

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ 6 makina të djegura në Kamëz, pronari i skeduar për
Makinat e shkrumbuara ne Kamez/ © Top Channel

Gjashtë makina në një biznes të makinave me qira në Kamëz janë djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ato ishin në pronësi të shtetasit Edjon Hoxha, i cili drejtonte biznesin e dhënies së makinave me qira.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes, sapo janë njoftuar në orën 04.00 të mëngjesit, por spërkatja e makinave me benzinë dhe afërsia me njëra-tjetrën ka bërë që flakët të përhapeshin shpejt.

Fatkeqësisht, siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, makinat janë shkrumbuar plotësisht.

FOTO/ 6 makina të djegura në Kamëz, pronari i skeduar për
Makinat e shkrumbuara ne Kamez/ © Top Channel

"Më datë 05.06.2024, rreth orës 04:00, në rrugën “Donald Trump”, Kamëz, ka rënë zjarr dhe janë djegur disa automjete, në një biznes për dhënien e automjeteve me qira. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njoftoi Policia.

Zjarri në biznesin e Edjon Hoxhës rezulton se ka qenë i qëllimshëm, pasi kamerat e sigurisë kanë fiksuar dy shtetas të cilët afrohen pranë makinave me shishe me benzinë në dorë dhe u pasi i spërkasin me lëndën djegëse, u vënë flakën.

FOTO/ 6 makina të djegura në Kamëz, pronari i skeduar për
Makinat e shkrumbuara ne Kamez/ © Top Channel

Megjithatë, Policia e Tiranës është duke hetuar për shkaqet e ngjarjes, nëse zjarri ka lidhje me konkurrencën në biznesin e makinave me qira, apo për shkak të të kaluarës së pronarit. Edjon Hoxha rezulton se është arrestuar në vitin 2020, si pjesë e një grupi që mbillte drogë në zonat malore të Tiranës.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese