Hapësire reklamuese

Aktualitet

Forcat e Armatosura shpëtojnë fëmijën e sëmurë nga Bulqiza, e transportojnë drejt spitalit

Shkruar nga Newsbomb
Forcat e Armatosura shpëtojnë fëmijën e sëmurë nga
Forcat e Armatosura duke transportuar te femijen

Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë, pjesë e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore, kanë ndërhyrë për të transportuar një fëmijë të sëmurë nga fshati Ostren i Bulqizës drejt spitalit të qytetit.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke theksuar angazhimin e Forcave të Armatosura në ndihmë të qytetarëve në raste emergjente.

Mësohet se fëmija fillimisht u transportua me një mjet ushtarak nga fshati i thellë, ndërsa më pas u transferua në një ambulancë për të vazhduar rrugën drejt spitalit.

“Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të sëmurë nga fshati Ostren i Bulqizës drejt spitalit të Bulqizës.

Fëmija u transportua fillimisht me mjetin ushtarak të Batalionit të Tretë, ku më pas u krye kalimi në ambulancë për të vijuar drejt spitalit.

Ky operacion është një shembull i përkushtimit dhe humanizmit të Forcave të Armatosura, të cilat qëndrojnë gjithmonë pranë qytetarëve në çdo situatë emergjente”, thuhet në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese