
Rastet me virozat e stinës kanë pësuar rritje gjatë ditëve të fundit në Vlorë. Qyteti bregdetar po përballet me një numër të lartë të prekurish, ku vetëm në një javë janë regjistruar gati 1 mijë raste.
Pavarësisht rasteve në rritje, specialistët kanë konfirmuar se aktualisht nuk jemi në kulmin e sëmundshmërisë. Megjithatë, sipas specialistëve, shifrat janë disa herë më të larta krahasuar me vitet e shkuara. Për më tepër, theksohet se gripi aktual është më agresiv, duke i detyruar pacientët në shumë raste të shtrohen në spital.
Mjekët ngrejnë shqetësimin se rritja e numrit të personave të prekur, vjen edhe si pasojë e moskryerjes së vaksinës së gripit. Neglizhenca e qytetarëve, vijon të jetë një shqetësim edhe për mjekët, të cilët përballen me numrin e lartë të shtrimit dhe trajtimit të pacientëve.
Sa i përket grupeve të cilët shihen si më të rrezikuar nga virozat e stinës, janë të sëmurët kronikë, moshat pediatrike por edhe mosha e tretë.
Ndërkohë, mjekët apëlojnë për kujdes të shtuar nga ana e qytëtarëve, ndërsa konfirmojnë se kulmi i sëmundshmërisë është fillimi i muaji shkurt.