Hapësire reklamuese

Aktualitet

Flet vëllai i 34-vjeçarit që humbi në Serbi: Një çoban ka gjetur pasaportën, telefonin dhe ca lekë

Shkruar nga Newsbomb
Flet vëllai i 34-vjeçarit që humbi në Serbi: Një
I riu qe u zhduk, Leo Roçi


Fati i Leo Roci mbetet ende një enigmë, ndërsa vëllai dhe nëna e 34-vjeçarit kanë shkuar menjëhëherë në Serbi për t’a gjetur.

Në një lidhje direkte për emisionin “Me zemër të hapur” në Neës24, vëllai Leo Roci tha se duhet patjetër që ambasada shqiptare në Beograd ta ndihmojë per të gjetur taksistin me të cilin udhëtoi vëllai i tij, por edhe çobanin që i gjeti sendet personale.

“Jam i interesuar të di ça bëhet me vëllain. Një polic na ka thënë që ky person mund edhe të ketë vdekur, nuk e di ku bazohet polici që ma tha këtë, ai më tha këtu djali nuk u kap.

Akoma nuk ka një përgjigje se ne nuk na pranuan të bënim denoncimin që ne komunikimin me vëllain e humbëm në shtetin Serb. Unë e mami im kemi shkuar të bëjmë denoncim, mamit i kanë marrë pasaportë për 2-3 minuta e na thënë ikni se jua morëm denoncimin. Nuk e njoh atë që udhëtoi me vëllain tim, nuk jam i sigurtë nëse ka kaluar apo jo por deri në pikën kufitare të serbisë me kroacinë ai ka qenë mirë unë kam folur me të.

Unë kam folur edhe me Ambasadën Shqiptare në Beograd ata më thanë ne kemi bërë kërkesa presim të marrim përgjigje. Kam shkuar tek komisariati ku u dorëzuan sendet e vëllait. Mendja nga nuk më shkon, por nuk kam informacione të sakta. Polici që kam takuar në komisariat më tha ai i arrestuar nuk është as në burg nuk është.

Sendet personale nuk mi kanë treguar se ku i kanë gjetur, janë gjetur 60 mijë lekë të vjetra, telefoni dhe pasaporta janë gjetur dhe janë dorëzuar në komisariat. Unë nuk i mora sendet e tij sepse dua që shteti shqiptar e ambasada ti marrin dhe të hetojnë. Nga Prishtina në Serbi ai është future nëpër dogana se nuk ka pasur probleme as me Serbinë e as me Kosovën, sa për atë taksistin unë dua ta kërkojë ta di kush ishte,” tha vëllai i 34 vjeçarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese