Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Flakët përfshijnë kodrat në afërsi të fshatit Prongji në Gjirokastër, dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme

Shkruar nga Newsbomb
Flakët përfshijnë kodrat në afërsi të fshatit
Pamje nga zjarri në Gjirokastër

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar mëngjesin e sotëm në Gjirokastër. Burime për media bëjnë me dije se një zjarr i madh ka pushtuar kodrat në afërsi të fshatit Prongji.

Zjarri ka rënë rreth orës 9:40 dhe kanë qenë banorët e zonës ato që kanë njoftuar forcat zjarrfikëse.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse me 7 efektivë, ndërsa po punojnë për të izoluar zjarrin që flakët të mos avancojnë drejt fshatit për të rrezikuar shtëpitë e banorëve të kësaj zone.

Në këtë operacion, një ndihmë po japin edhe banorët e zonës, të cilët janë bashkuar vullnetarisht me forcat zjarrfikëse. 

Gjithashtu, paralelisht me këtë autoritetet kanë nisur një hetim mbi vatrën e zjarrit për të vendosur para përgjegjësisë autorët, pasi dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese