Hapësire reklamuese

Aktualitet

Financonte lajmet për denigrimin e shefave të lartë të policisë, jepet masa e sigurisë për ish-punonjësin e AMP

Shkruar nga Newsbomb
Financonte lajmet për denigrimin e shefave të lartë të
Kushtrim Selimi dhe portali qe ai financonte

Gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për ish-zyrtarin e AMP Kushtrim Selimi, i cili së bashku me disa të tjerë kishte hapur një faqe dhe publikonin lajme për të denigruar figurën e zyrtarëve të Lartë të Policisë së Shtetit.

Siç e do ligji, Selimi të hënën e e dytë dhe katër të çdo muaji, ora 10:00 do të paraqitet në Policinë Gjyqësore Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Kushtimi u vetëdorëzua në polici më 28 Qershor, pasi ishte shpallur në këkrim. Ishte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, drejtori i AMP Durrës, Bujar Delialliasi, drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati dhe Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, Rebani Jaupi kanë qenë disa nga zyrtarët e lartë që ditë më parë kallëzuan në polici ish-shefi i Sektorit në Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtim Selimi.

Ky i fundit kishte financuar lajme të rreme kundër drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit. Ndaj Kushtim Selimit rëndojnë 4 kallëzime në prokurori, për të cilat organi i akuzës ka nisur hetimet.

39-vjeçari në bashkëpunim me shtetasen Regina Omeri (Zeqiri), 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës dhe gazetarin Ervis Hasanaga, kishin hapur portalin "Shqipneës.info" dhe sulmonin drejtorët e Policisë së Shtetit.

Siç thuhet dhe në dosje, gazetari Ervis Hasanaga paguhej 600 euro në muaj nga shefi Kushtrim Selimi, i cili i dërgonte lajme me informacione të rreme për drejtorët e tij përmes koleges Regina Omeri.

Vendimi:

Gjykata vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga nenet 233 dhe 234 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit Kushtrim Selimi, i biri i Hasan dhe Farie, i datëlindjes 05.07.1985, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, pallati “Isha Poliklinika e Udhëheqjes”, me gjendje gjyqësore i padënuar, me shtetësi shqiptare, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim kompjuterik” parashikuar nga neni 186/a/2 i Kodit Penal.

Detyrimin e personit nën hetim Kushtrim Selimi që të paraqitet në Policinë Gjyqësore Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e dytë dhe katër të çdo muaji, ora 10:00

Urdhërohet policia gjyqësore që t’a ekzekutojë këtë vendim. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 ditëve nga njoftimi i vendimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese