Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Festa që u kthye në tragjedi! Prej 3 muajsh të fejuar, aksidenti fatal në natën e Shën Valentinit i mori jetën 20-vjeçares, në gjendje të rëndë 34-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Festa që u kthye në tragjedi! Prej 3 muajsh të fejuar, aksidenti
Pamje nga aksidenti

Informacione të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik në Pishkash, ku mbeti viktimë 20-vjeçarja Megi Xhetani, ndërsa i fejuari i saj Zefa Sinani 34-vjeç, mbeti i plagosur rëndë.

Mësohet se çifti i të rinjëve ishin fejuar prej 3 muajsh, ndërsa jetonin së bashku në qytetin e Mamurrasit. Burimet bëjnë me dije se të rintjë kishin udhëtuar drejt Pogradecit për të kaluar ditën e të dashuruarve, një festë që u kthye në tragjedi.

Gjatë kthimit për në shtëpi janë përfshirë në një aksident tragjik që rezultoi fatal për të renë, e cila ishte vajzë e vetme dhe studionte në Universitetin e Tiranës.

Shaku kryesor i këtij aksidenti, dyshohet të ketë qenë lëvizja me shpejtësi tej normave të lejuara e makinës e cila është përplasur me forcë me kamionin me targa të Maqedonisë. 

Ndërkohë, grupi hetimor ka vijuar me mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e sakta të përplasjes tragjike.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese