Hapësire reklamuese

Aktualitet

Festa e Pashkëve, ja kuptimi i simbolikës së vezës së kuqe

Shkruar nga Newsbomb
Festa e Pashkëve, ja kuptimi i simbolikës së vezës së
Veza e kuqe e Pashkës

Festa e Pashkëve për besimtarët e saj është ”Festa e festëve dhe mbreti i të gjitha ditëve”. Kjo festë simbolizohet nga Veza e kuqe dhe Buka e Pashkës.

Dhe kur i referohemi festës së Pashkëve nuk mund të mos na shkojnë në mendje vezët e kuqe, buka e ëmbël, flaka e shenjtë, dhe mishi i qengjit.

Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit. Në ditën e së Enjtes së Madhe më e madhja e familjes ngjyros vezët. Para ngjyrosjes, gruaja e shtëpisë ndez një qiri dhe bën kryq me fjalët: Dhëntë Zoti, mot përsëri të presim vezën e kuqe! Vezët thyhen të dielën, në meshën e madhe kur kremtohet ngjallja e Krishtit, besimtarët thyejnë vezët me njëri-tjetrin, si për të treguar fitoren e jetës mbi vdekjen.

Veç  vezës, është edhe Buka e Pashkës e cila gatuhet dhe hahet në këtë festë. Në mes së Bukës së Pashkës vendoset një vezë e kuqe , e cila simbolizon ëmbëlsinë dhe lumturinë të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve.

Një tjetër simbolikë e kesaj feste është edhe marrja e flakës nga Tryeza e Shenjtë që iu jepet besimtarëve dhe simbolizon flakën që del çdo vit nga varri i Krishtit në Jeruzalem ditën e Pashkëve, flakë e cila merret dhe shpërndahet nëpër kisha të vendeve të ndryshme.

Pjesë e tryezës së festimit të Pashkës është mishi i qengjit që simbolizon Jezu Krishtin, i cili u sakrifikua për mëkatet e njerëzve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese