Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fëmija 1-vjeçar shpëtohet nga lufta në Gaza dhe evakuohet në Shqipëri, OBSH falenderon Ramën: Dha shembull solidariteti

Shkruar nga Newsbomb
Fëmija 1-vjeçar shpëtohet nga lufta në Gaza dhe evakuohet
Foto ilustruese

Një fëmijë, vetëm 1 vjeç është evakuuar nga Gaza në Shqipëri për trajtim të specializuar. Lajmin e ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri, ku thuhet se vogëlushi, bashkë me familjen janë janë akomoduar në qendrën e refugjatëve në zonë e Babrrusë.

Po ashtu, në njoftim OBSH falenderon kryeministrin e vendit, Edi Rama dhe qeverinë shqiptare për lehtësimin e kësaj përpjekjet humanitare.

Njoftim nga OBSH – Shqipëri

Mbrëmjen e kaluar u krye evakuimi mjekësor për ofrimin e kujdesit kritik në Shqipëri për një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza. Fëmija aktualisht po merr kujdesin mjekësor në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, ndërsa babai, vëllai dhe motra janë akomoduar në qendrën e refugjatëve në Babrru të Tiranës.

Një falenderim i madh për Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e Shqipërisë për lehtësimin e kësaj përpjekjeje humanitare. Mirënjohje Albana Koçiut, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Skënder Bratajt, kreu i Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, dhe zyrtarëve nga Ministria e Brendshme, për kontributet e tyre thelbësore.  OBSH së bashku me partnerët mbështet koordinimin dhe fuqizimin e një mekanizmi standard, transparent të evakuimeve mjekësore.

Në aeroport, së bashku me zyrtarë të tjerë, për të pritur familjen ishte i pranishëm edhe Gazmend Bejtja, Oficer i ngarkuar i OBSH në Shqipëri.

Angazhimi i Shqipërisë për të mbështetur ata në nevojë është një shembull i rëndësishëm solidariteti. Meqë shumë pacientë nga Gaza ende kërkojnë kujdes urgjent mjekësor, përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare mbeten vendimtare.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese