Petro Biti humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme teksa ishte duke udhëtuar në aksin Lushnjë-Berat. Pranë fshatit Kashtbardhë, Petro ka konstatuar në rrugë një traktor pa drita dhe është përpjekur të frenojë.
Autoboti me karburant që i përkiste biznesit të familjes së tij ka frenuar për disa metra aq sa është çarë dhe asfalti, por për shkak të ngarkesës që e shtynte përpara mjeti nuk ka mundur të ndalet.
Edhe 25 vjeçari e ka parë shumë vonë mjetin bujqësor që kishte ndaluar buzë rrugës, pa asnjë dritë të ndezur, dhe nuk ka pasur mundësi tjetër reagimi. Duke menduar të mos përplaste shoferin e traktorit, Petro Piti e ka drejtuar autobotin në kanal.
Fatkeqësisht përplasja ishte e fortë dhe 25-vjeçari gjeti vdekjen. Por për familjen Biti kjo është humbja e tretë në aksidente të tilla. Burime për mediat bëjnë me dije se edhe dy xhaxhallarët e 25-vjeçarit kanë humbur jetën në një aksident automobilistik të tillë.