
Një megaoperacion policor po zhvillohet që prej mbrëmjes së djeshme në zonën e Ksamilit teksa forca të shumta të Policisë së Shtetit, operacionales dhe FNSH-së, kanë “zbarkuar” në qyteze me qëllim kapjen e eksponentëve të botës së krimit.
Operacioni është “Top-Sekret” ndërsa autoritetet janë vënë në ndjekje të personazheve të botës së krimit, të cilët ende nuk janë lokalizuar, raporton Neës24.
Dy furgonë të forcave të FNSH janë pozicionuar nga Ksamili deri në Butrint ndërsa janë ngritur dhe pika kontrolli në hyrjet dhe daljet e vendit.
Sipas asaj që burime për Neës24 kanë bërë me dije, ka pasur përplasje dhe midis forcave të policisë dhe eksponentëve të krimit, si dhe po kontrollohen dhe kamerat e bizneseve të zonë me qëllim identifikimin dhe gjurmimin e të shpallurve në kërkim.
Sakaq forcat “Shqiponja” po kontrollojnë hyrje-daljet e zonës ndërsa operacioni pritet të shtrihet deri në kufi me Greqinë, në Bashkinë e Konispolit.