Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Çfarë po ndodh në bordin e "Moliva"?! Skafi i Autoritetit Portual bregëzohet pranë anijes me 102 kontejnerë

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë po ndodh në bordin e "Moliva"?! Skafi i
Anija me flamur turk "Moliva"

Anija me flamur turk "Moliva" e cila vijon të qëndrojë në radën e Portit të Durrësit, prej mëngjesit të ditës së hënë. Autoritetet nuk pranojnë të zbatojnë vendimin e Prokurorisë së Durrësit për shkarkimin e kontejnerëve, sepse nuk garantojnë dot sigurinë e ngarkesës.

Ndërkohë, ish-zëvendës komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari ka ndarë pamje satelitore që tregojnë se pranë anijes "Moliva" është bregëzuar një mjet lundrues i Autoritetit Portual Durrës, por nuk ka informacione se çfarë po ndodh.

"Moliva" ka sjell ngarkesën e dyshuar me lëndë të rrezikshme që ishte nisur për në Tajlandë por u kthye prapa, pas një alarmi të dhënë nga organizatat ndërkombëtare.

Çfarë po ndodh në bordin e "Moliva"?! Skafi i
Mjeti i AP Durres, "Jon" prane anijes me flamur turk

Mirëpo, prej mëngjesit të ditës së hënë, datë 28 Tetor anija me flamur turk ndodhet në radën e Portit të Durrësit dhe nuk është ankoruar për të shkarkuar ngarkesën prej 102 kontejnerësh. Kryeprokurorja Suela Beluli dhe kolegia e saj Mediana Meta kanë urdhëruar vënien nën sekuestro.

"Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vend të sigurt si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet e sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre", thotë shkresa.

Por deri tani ndaj anijes me flamur turk nuk është ndërmarrë asnjë masë, qoftë për shkarkimin e ngarkesës dhe qoftë për sekuestrimin e 102 kontejnerëve në zbatim të vendimit të organit të akuzës. Në këto kushte, ekziston rreziku për zhdukjen e provave, largimin e "Molivas" ose mbytjen e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese