Dy persona janë zhdukur duke mos lënë asnjë gjurmë. Bëhet me dije se në Komisariatin e Lushnjës ka shkuar shtetësja A. Q., 47 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz e Madhe, e cila ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me djalin e saj, 23 vjeçar;
Po ashtu shtetësja R. M, 56 vjeçe, banuese në Lushnjë, ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vajzën e saj, 42 vjeçare.
Njoftimi i plotë:
Në Komisariatin e Lushnjës janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim shtetaset:
•A. Q., 47 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz e Madhe, e cila kallëzon se ka humbur kontaktet me djalin e saj, 23 vjeçar;
•R. M, 56 vjeçe, banuese në Lushnjë, e cila kallëzon se ka humbur kontaktet me vajzën e saj, 42 vjeçare.
Po punohet për gjetjen e tyre.