Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Familja mbahej nga duart e Eglit, hapet GoFundMe për të ndihmuar dy fëmijët jetim të 42-vjeçarit që u vra në Pogradec

Shkruar nga Newsbomb
Familja mbahej nga duart e Eglit, hapet GoFundMe për të ndihmuar dy
Familja e Egli Proges

Eglantin Proga u nda nga jeta më 10 gusht pasi u dhunua brutalisht nga 29-vjeçari, Denis Meçe. 42-vjeçarit iu pre jeta në mes duke lënë mbrapa babain, motrën, bashkëshorten dhe dy engjëjt e tij, njërin 12 vjeç e tjetrin vetëm 3 vjeç.

Egli bënte dy punë për të rritur fëmijët e tij të vegjël të cilët tanimë mbetën jetimë. Për këtë arsye, familjarët e të ndjerit kanë hapur një llogari në GoFundMe për të ndihmuar sadopak bashkëshorten e 42-vjeçarit që t’i bëjë ballë vështirësive ekonomike.

Me të gjithë peshën e rëndë që po mbajnë mbi supe, familjarët kanë kërkuar ndihmë nga kushdo që ka dëshirë dhe mund ti ndihmojë. (MUND TE KONTRIBUONI KETU)

Familja mbahej nga duart e Eglit, hapet GoFundMe për të ndihmuar dy

NË GOFUNDME TË HAPUR PËR FËMIJËT E EGLI PROGËS SHKRUHET:

Të dashur miq dhe bashkëkombas,


Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se më 10 gusht, Eglantin Proga, një djalë dhe baba i dashur, humbi jetën tragjikisht. Kjo ngjarje e tmerrshme ka lënë një boshllëk të pamasë në zemrat e babait të tij, gruas, motrës dhe, mbi të gjitha, dy fëmijëve të tij të vegjël.

Asgjë nuk mund ta zëvendësojë humbjen e Eglit, por ne mund të bëjmë diçka për të ndihmuar familjen e tij në këtë periudhë të errët. Në një kohë kur dhimbja dhe pasiguria ekonomike janë të mëdha, le të bashkojmë forcat për të mbështetur financiarisht familjen Proga. Kjo është mundësia për të treguar se shqiptarët kudo që ndodhen kujdesen për njëri-tjetrin, veçanërisht në kohë të vështira. Çdo kontribut, sado i vogël, do të jetë një ndihmë e madhe në:


• Rritjen dhe edukimin e fëmijëve të të ndjerit, të cilët janë në moshë shumë të re dhe kanë nevojë për përkujdesje dhe mbështetje.
• Mbështetje financiare për bashkëshorten e të ndjerit, në përballimin e sfidave të përditshme dhe në vazhdimin e përkujdesjes për fëmijët e tyre.


Ne besojmë se, si komunitet, kemi fuqinë të bëjmë një ndryshim. Le të shtojmë disa gurë në anën e mirë të peshores së mirës dhe së keqes në Shqipërinë tonë. Nëse jeni prekur nga kjo ngjarje dhe dëshironi të kontribuoni për të lehtësuar këtë barrë të rëndë, ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj nisme.

Ju lutemi, ndani këtë mesazh me të tjerët dhe dhuroni sipas mundësive tuaja në këtë link të dedikuar për mbledhjen e fondeve. Çdo ndihmë, sado modeste, do të bëjë një ndryshim të prekshëm për këtë familje.


Faleminderit për zemrën tuaj të madhe dhe për mbështetjen që i jepni kësaj kauze!


Me respekt dhe mirënjohje,
Familja Proga

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese