Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Familja kërkoi që 12-vjeçari të dilte nga spitali”, mjekët në Korçë: Këtu nuk kemi kardiopediatër për trajtimin e rastit

Shkruar nga Newsbomb
“Familja kërkoi që 12-vjeçari të dilte nga
Urgjenca në Spitalin Rajonal Korçë

Një ditë pas vdekjes tragjike të 12-vjeçarit Leo Sadiku në ambientet e Spitalit Universitar Nënë Tereza, ka reaguar spitali rajonal i Korçës.

Mjekët e spitalit rajonal Korçë përmes reagimit japin një sqarim lidhur me trajtimin mjekësor që i është bërë të miturit.

Mjekët e spitalit kanë theksuar se pas një stabilizimi të shëndetit më 31 dhjetor, dhe në përputhje me dëshirën e familjarëve, fëmija u largua nga spitali.

Ndërsa tregojnë se gjatë qëndrimit të tij, 12-vjeçari ka marrë trajtim me antibiotikë, perfuzione dhe ilaçe për problemet me stomakun, të gjitha të bazuara në rezultatet e analizave mjekësore.

Më 7 janar, ai është paraqitur përsëri në urgjencën e spitalit të Korçës në një gjendje shumë të rënduar. Pas një stabilizimi të shkurtër të gjendjes shëndetësore, dhe për shkak të simptomave të ngjashme me disa diagnoza të mundshme, është vendosur që ai të transferohet menjëherë në spitalin e Tiranës për trajtim dhe ekzaminime të thelluara.

Spitali i Korçës ka sqaruar gjithashtu se rasti është trajtuar me përparësi nga personeli shëndetësor, megjithatë, në spitalin e Korçës nuk ka një mjek kardiopediatër, që mund të kishte ndihmuar më tej në këtë rast.

Ditën e djeshme mbi rastin tronditës reagoi edhe QSUT ku thanë se 12-vjeçari vuante nga një sëmundje e rrallë dhe e rrëzikshme  me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Njoftimi i QSUT:

QSUT i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së 12-vjeçarit L.S në këtë moment të vështirë.

Nisur nga interesi i publikut për rastin tragjik të ndarjes nga jeta të 12-vjeçarit, informojmë se pacienti L.S. është hospitalizuar në Spitalin Pediatrik të QSUT më datë 7 janar 2024 dhe ka ndërruar jetë më datë 8 janar 2025, në orën 01:45, në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike. Pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet.

Duke mirëkuptuar dhimbjen e familjes dhe interesin e publikut, QSUT riafirmon përkushtimin për transparencë dhe për ofrimin e trajtimeve më të mira për çdo pacient.

Ndërkohë, Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë në lidhje me humbjen tragjike të jetës së fëmijës.

Lidhur me rastin reagoi të mërkurën edhe QSUT, ku përmes një njoftimi për media bëri me dije se i mituri u diagnostikua me miokardit akut dhe ndërroi jetë.

“Familja kërkoi që 12-vjeçari të dilte nga
Leo Sadiku

Familjarët e të miturit kanë deklaruar jashtë kamerave se djali i tyre ka qenë i shëndetshëm dhe nuk kishte pasur probleme shëndetësore më parë. Ata shprehen se djali ishte aktiv dhe merrej me aktivitete sportive.

Familjarët e të miturit kanë thënë për mediat se djali i tyre nuk kishte probleme shëndetësore më herët, madje ka qenë aktiv dhe në aktivitetet sportive.

Sipas asaj që prindërit e 12-vjeçarit kanë treguar mësohet se në fund të muajit dhjetor i mituri ishte dërguar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit, përfshirë të vjella dhe temperaturë të lartë dhe ishte trajtuar në reaminacion.

Ata akuzuan mjekët se i mituri nuk mori mjekimin e duhur. Gjithashtu ata kanë bërë të ditur se  përgjatë ditëve të fundit niveli i sheqerit në gjak të 12-vjeçarit kishte arritur deri në 200.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed