Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Familja e Almës tregon tradhëtitë e të shoqit: Pak minuta para se të hidhej në Bunë, pa Ergysin me të dashurën përdore

Shkruar nga Newsbomb
Familja e Almës tregon tradhëtitë e të shoqit: Pak minuta
Ergys dhe Alma Arrazi me tre femijet

Vetëvrasja e nënës me tre fëmijët e mitur në lumin Buna ka shokuar qytetarët kudo e kanë dëgjuar. Një ngjarje e rëndë e cila vazhdon ende të mos jetë e zbardhur e plotë ndërsa vetëm pak minuta më herët, në orën 16:20 u gjet edhe vajza e dytë, 8 vjeçare.

Forcat e Armatosura i kanë shkuar në ndihmë palumbarëve dhe forcave të RENEA dhe FNSH të cilët prej më shumë se 24 orësh vazhdojnë kërkimet. Dhe teksa kërkimet vazhdojnë, VoxNews ka zbardhur detaje dhe dëshmi të reja nga familjarë të së ndjerës Alma Bushati Arrazi.

Familjarët e Almës jetojnë në periferi të Tiranës dhe në momentin që kanë dhënë dëshmi të reja janë shprehur të traumatizuar nga ky vendim.

Babi i saj Azem Bushati dhe motra, Genta kanë treguar më shumë detaje se kur ka nisur konflikti në çift, a kishte dhunë brenda familjes Arrazi dhe çfarë e shty Almën drejt vetëvrasjes.

Ata tregojnë se “Gjithçka kishte nisur shumë kohë më parë. Kur Ergysi krijoi një lidhje jashtëmartesore me një vajzë shumë më të re se ai. Lidhje e cila vetëm sa u mor vesh nga bashkëshortja u ndërpre. Por sërish Ergysi krijoi një lidhje tjetër me një vajzë 18 vjeçare dhe prej kohësh ai bënte një jetë të dyfishtë.”

Motra e Almës, Genta tregon se e dinte për jetën e dyfishtë të Ergysit dhe se motra e saj kishte vendosur ta pranonte “për hir të dashurisë dhe për hir të fëmijëve”.

“Ergysi ishte i çuditshëm”, kështu e ka përshkruar e motra e viktimës. Ndryshe nga marrëdhënia me bashkëshorten, sipas të gjithë familjes Bushati, ai i donte shumë fëmijët.

Babai i Almës, Azem Bushati, në deklaratën e tij ka treguar se:

I thashë vajzës sime, ti po e shikon që ai nuk të do më. Lëre të vazhdojë jetën e tij dhe ti vazhdo tënden. Por ajo më tha se nuk mundej ta merrte një vendim të tillë, pasi nuk vijmë nga një familje që ja bëjmë merr një e lësho një. Ne jemi mësuar që të vdesim me atë që martohemi. I thashë që bën mire të marrësh një hap sa nuk është vonë, pasi histori të tilla, nuk përfundojnë mirë”.

Kohëve të fundit, sipas dëshmisë së Gentës, e motra e saj kishte përjetuar stres, të shkaktuar nga lidhja që bashkëshorti i saj kishte me një vajzë tjetër. Ajo tregon se kur Alma me fëmijët vinte në Tiranë, Ergysi vinte dhe e kërcënonte t’i jepte fmijët sepse nuk ishin vetem fëmijët e saj. Por sërish Alma kishte vendosur të kthehej në shtëpi. Së fundmi ata jetonin në dhoma të ndara. Ndërsa ka patur jo pak raste, sipas asaj që Alma  i rrëfente së motrës, që Ergysi e ofendonte dhe e fyente.

“O më nxirr fëmijët o ju vrava të gjithëve, - thonte ai.”

Kulmi kishte arritur muajin e fundit, kur në telefonin e bashkëshortit të saj, kishte gjetur videot me 18-vjeçaren, me inicialin A. Për lidhjen e Ergysit kishin qenë në dijeni të gjithë familjarët e tjerë të tij. Madje edhe kunata që ishte e fundit që takoi në kafene Alma, para se të shkonte tek ura e Bunës dhe të hidhej bashkë me tre fëmijët e mitur.

Në një bisedëqë ka pasur me motrën Gentën, ajo i ka treguar se si në momentin e fundit, përpara lokal “Panorama”, kalon Ergys Arrazi së bashku me të dashurën e tij. Ky ka qenë momenti i fundit që Alma me fëmijët është parë.

Por si mësuan familjarët për zhdukjen e Almës me fëmijët?

Ishte ora 22 e datës 1 maj, kur Eri (Ergysi) më mori në telefon dhe më pyeti nëse im vëlla ka marrë Almën për të shkuar në Durrës. E pyeta pse a nuk ka ardhur Alma në shtëpi. Më tha jo. Menjëherë mora tim vëlla dhe mu përgjigj nipi. E pyeta nëse ka ardhur halla dhe më tha jo.

Pyeta edhe vëllain nëse kishte folur me të. Provova ta merrja në telefon dhe telefoni i dilte i fikur. Nuk ka ndodhur asnjeherë që Alma të rrijë gjatë pa folur me mua. Vetëm atë ditë kemi folur më pak se çdo here tjetër.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed