Hapësire reklamuese

Aktualitet

FAKTET/ 12 tenderat që çuan në burg zyrtarët e Bashkisë Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
FAKTET/ 12 tenderat që çuan në burg zyrtarët e
SPAK dhe dosja hetimore/ Fotomontazh

Operacioni i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që vuri në pranga disa drejtorë të rëndësishëm të këtij Bashkisë së Tiranës, vijon të jetë në qendër të vëmendjes në mbarë opinionin publik. Organi i hetimit arriti të vendoste para përgjegjësisë të gjithë ata që dyshohen se kanë konsumuar disa vepra penale. Bëhet fjalë për Taulant Tusha, Mariglen Qato, Redi Molla, që janë nën masën e sigurisë "Arrest me Burg". Ndërkaq, masë shtrënguese më e lehtë si "Detyrim Paraqitje" është dhënë për shtetasit: Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhametllari, Eglantina Zere dhe Deborah Keçi.

Por, si arriti SPAK të "kopsiste" veprimet e kundërligjshme të zyrtarëve të Bashkisë?
Një kallëzim i bërë nga ish kandidati për kryetar Bashkie të Tiranës, Belind Këlliçi, vuri në lëvizje organin e hetimit në këtë Strukturë të Posaçme. Punë voluminoze nga ana e Prokurorisë dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit që evidentuan parregullsi, duke lindur dyshimi i arsyeshëm për kundërligjshmëri në veprimet e bëra nga zyrtarët në fjalë.

Newsbomb.al ka analizuar shkurtimisht dosjen e hetimit të SPAK, duke evidentuar Tenderat e bëra nga zyrtarët e këtij institucioni rast pas rasti. Pikërisht prokurimet publike kanë shërbyer si fakte juridike dhe më vonë si fakt penal për hetuesit e Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Më poshtë po listojmë vetëm tenderat për të cilët shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë konsumuar veprat penale si "Korrupsion Pasiv i Personave që ushtrojnë funksione publike", "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë", "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" dhe "Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

Tenderat në të cilët Prokuroria e Posaçme ka gjetur parregullsi duke çuar para përgjegjësisë personale nëntë zyrtarë të Bashkisë së Tiranës:

- Procedura e prokurimit "Ndërtim depo Uji Daies 200 m"
- Procedura e prokurimit "Rikonstruksion i kolektorit të ujërave të zeza 2x1000 në Rr "Shyqyri Demneri" dhe rikonstruksion ujësjellësi DN-80mm"
- Procedura e prokurimit "Rikonstruksion dhe rrethimi i stacioneve të pompimit dhe depove të ujit në ujësjellësa rajonale, faza II"
- Procedura e prokurimit "Rikonstruksion rrjet ujësjellësi nga St. Pompimit Kroi deri te Depo e Çokollatës"
- Procedura e prokurimit "Rikonstruksion i katër linjave të transmetimit Dj.426 mm çelik nga Hee Lanabregas-takimin me tub Dn 700 mm çelik"
- Procedura e prokurimit me objekt "Ndërtim rrjet kanalizimi Rruga e Durrësit"
- Procedura e prokurimit me objekt "Rikonstruksion rrjet ujësjellësi në rrugën Aleksandër Moisiu"
- Procedura e prokurimit  me objekt "Ndërtimi i segmentit rrugor nga rreth-rrotullimi Mullet deri në fshatin Qeha"
- Procedura e prokurimit me objekt "Ndërtim pedonale dhe korsi biçikletash në Liqenin e Thatë"
- Procedura e prokurimit me objekt "Rehabilitimi i qendrës Kinostudio"
- Procedura e prokurimit të autoriteti kontraktor "Tirana Parking" me objekt "Rikonstruksion i sheshit të parkimit të Selman Stërmasi"
- Procedura  e prokurimit  të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv "Tirana" me objekt "Rikonstruksion Palestra e Mundjes"
|©Newsbomb.al|

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese