
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit po zhvillohet ditën e sotme seanca për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e kryeprokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj, kërkesëe bërë nga Komisioneri Publik.
Erion Shehaj akuzohet për parregullësi në dokumentacionin e deklarimit të pasurisë si dhe në profesionalizëm.
Në seancë pjesë është dhe kreu i SPAK Altin Dumani si përfaqësues i insitucionit të Prokurorit Publik, kompetenca të cilat i kanë kaluar pas përfundimit të procesit të vettingut.
Dumani ka paraqitur në këtë seancë pretentimet e Komisionerit Publik ku janë deklaruar raste profesionale që bien në kundërshtim me ligjin dhe tejkalim të kompetencave të kryeprokurorit Shehaj.
Kreu i SPAK ka dëshmuar shkeljet ligjore që Erjon Shehaj ka kryer në vitin 2014 në një çështje hetimore. Bazuar në fjalën e Dumanit, Shehaj “e ka regjistruar çështjen vetëm për akuzën e goditjes për shkak të detyrës, jo atë të kanosjes. Kjo edhe pse ka pasur të dhëna që kallëzuesi ishte ndjerë i kërcënuar për shkak të detyrës”.
“Subjekti nuk ka dhënë shpjegime bindëse për çështjet. Shkeljet e konstatuara janë kryesisht në kriterin profesional. Për një nga çështjet hetimore, Shehaj nuk ka kryer asnjë veprim hetimor.
Bëhet fjalë për një dosje të vitit 2014 për akuzat e kanosjes dhe goditjes për shkak të detyrës.
Kallëzues në këtë çështje ka qenë një punonjës policie, por Shehaj e ka regjistruar çështjen vetëm për akuzën e goditjes për shkak të detyrës, jo atë të kanosjes. Kjo edhe pse ka pasur të dhëna që kallëzuesi ishte ndjerë i kërcënuar për shkak të detyrës, Shehaj nuk ka kryer veprime hetimore, duke mos sekuestruar kamerat e sigurisë”, është shprehur Dumani.