Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Erzen Breçani feston ditëlindjen e parë në qeli, ish-kryepolici nuk po ambientohet dot me burgun

Shkruar nga Newsbomb
Erzen Breçani feston ditëlindjen e parë në qeli,
Ish-kryepolici Erzen Breçani (photocartoon/newsbomb)

Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani ka festuar ditëlindjen e parë në qeli. Pas rreth shtatë muajsh në qeli, që në Nëntori 2023 kur u prangos me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafik droge dhe pastrim parash.

Sot, më 4 Qershor ai bën 54 vjeç dhe ditëlindja e gjen në rrethana e kushte të reja e krejt të tjera. Një personazh i njohur publik dhe zyrtarë i graduar shumë lartë në hierarkinë e Policisë së Shtetit, Erzen Breçani detyrohet të festojë në qelitë ku ka dërguar shumë shkelës të ligjit.

Pavarësisht kërkesave të tij për të dalë nga qelia e për t'u hetuar me masë më të butë sigurie, togat e zeza nuk kanë pranuar.

Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës nuk po e përballon dot qëndrimin në qeli dhe ka kërkuar kontroll mjekësor, duke pretenduar se ka probleme me zemrën. Sipas tij, këto probleme kanë ardhur nga klaustrofobia (vështirësi për të qëndruar në ambiente të mbyllura) dhe rrjedhimisht nga ngarkesa i janë shfaqur dhe probleme me zemrën.

Për këto arsye, janë kryer dy ekspertiza mjekoligjore nga ana e ekspertëve, të cilat kanë vërtetuar se Erzen Breçani është në një gjendje të mirë shëndetësore dhe mund të përballojë qëndrimin në burg. Gjykata e Posaçme, si rezultat i këtyre raporteve, ka vendosur më 31 Maj që ta lërë atë në qeli.

Erzen Breçani është arrestuar muaj më parë dhe mbahet në qeli si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafik lëndësh narkotike dhe pastrim parash, bashkë me funksionarë të shtetit dhe eksponentë të botës së krimit, mes tyre dhe vetë djali i Breçanit.

Erzen Breçani feston ditëlindjen e parë në qeli,
Erzen Breçani dhe i biri, Eralbi Breçani

Grupi u godit pas zbërthimit të përgjimeve nga aplikacioni i komunikimeve sekrete "SKY", të cilat autoritetet evropiane ia dërguan Prokurorisë së Posaçme.

Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e BKH-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formë e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë:

  1. Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 05.01.2021;
  2. Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;
  3. Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;
  4. Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani;
  5. Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Republikën e Shqipërisë;
  6. Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në Republikën e Shqipërisë;
  7. Po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.
  8. Gjithashtu janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale, për të cilat është kërkuar sekuestrimi i tyre.

Procedimi penal është regjistruar në datën 28.04.2023 me nr.78 të vitit 2023 për veprat penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese hollandeze, belge, gjermane, braziliane, kolumbiane dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në Shqipëri, në Amerikën e Jugut si dhe në disa vende të tjera në Evropë. Po ashtu është hetuar dhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri.

Erzen Breçani feston ditëlindjen e parë në qeli,
Ne foto: Ervin Mata

SPAK bën me dije se gjatë hetimeve janë dokumentuar gjithashtu vepra penale të kryera nga zyrtarë publikë, punonjës të policisë së shtetit në nivel të lartë, të cilat cënonin funksionimin e rregullt të shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit. Është dokumentuar gjithashtu përfshirja e punonjësve të policisë në grupe kriminale.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.124, datë 17.11.2023 ka vendosur caktimin e masave të sigurisë personale “arrest në burg” për 10 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale, konkretisht për shtetasit:

  1. Ismail Zeneli
  2. Bujar Ajeti (alias Gërmizi)
  3. Dedan Gjoni
  4. Erzen Breçani
  5. Besmir Mustati
  6. Artan Sulejmani
  7. Albert Prenga
  8. Bajram Grabova
  9. Eralb Breçani
  10. Ervin Mata
  11. dhe masën e sigurimit personal për shtetasen Jonida Babameto.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese