Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Ervis Martinaj s’ka lidhje me vrasjen e Artan Santos”, Karamuço: Porositësi është në burg, ekzekutoi u zhduk

Shkruar nga Newsbomb
“Ervis Martinaj s’ka lidhje me vrasjen e Artan Santos”,
Artan Santo dhe autorët

Edhe pse kanë kaluar 10 vite nga vrasja e bankierit Artan Santo në mes të Bllokut, vijon ende të jetë e diskutuar për shkaqe që çuan në këtë ekzekutim dhe se kush ishin porositësit e vërtetë.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuco u shpreh se Ervis Martinaj nuk ka lidhje me vrasjen e Sanots dhe sipas tij, bankieri është vrarë pasi dyshohet se kishte lidhje me persona të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta.

Karamuco u shpreh se emri i Martinajt në këtë ngjarje është lakuar qëllimisht në mënyrë që kështu të fshihen personazhet e vërtetë të kësaj ngjarje.

Ndër të tjera ai tha se personi që porositi vrasjen e Santos ndodhet në burg, ndërsa sipas tij ekzekutori është ende i lirë.

“Ka informacione që ngrenë dyshime edhe nga të dënuar dhe persona të arratisur që kanë folur me agjentë të policisë, vrasja që shfaqët ka dyshime të forta se ekzekutori, ai që zbriti nga motori, është sot i zhdukur. Nuk dihet ku është, ka vite që është rrëmbyer dhe më pas është zhdukur. Ai që nget motorin, sot është në arrati. Nuk ka asnjë gjurmë që ndodhet në Shqipëri.

Ndërsa porositësi është në burg në Shqipëri. Dyshohet se ka ndodhur për shkaqe të lidhura jo me kriminalitet në Shqipëri, por për trafik ndërkombëtar të drogërave të forta, të cilat kishin krijuar një garanci në një bankë, ku drejtuesi i saj nuk ishte dakord që të bënte negociata me njerëz të rrezikshëm dhe për këtë ai mori dënimin fatal. Është një fabul, sepse edhe ministri i brendshëm në atë kohë, kur doli në deklaratë, e dinte se çfarë kishte ndodhur dhe kishte informacion se kush e kishte bërë. Dhe menjëherë forcat RENEA u përqendruan në Fushë Krujë. Pati edhe të shoqëruar.

Po mos e lidhni dhe me një gjë, se kam vënë re që këto kohë, që Vis Martinaj paska qene koka më e madhe e çdo gjëje që ka ndodhur këto 15-20 vitet e fundit në Shqipëri. Ai nuk ka lidhje fare me këtë. Fushkuqja ka qene një bazë, por jo për Vis Martinajn, por për një tjetër personazh. Ngatërrohet qëllimisht, për të fshehur personazhet kryesorë”, tha ai ndër të tjera.

NGJARJA:

Artan Santo u qëllua me armë nga dy persona me motor pranë hyrjes së bankës “Credins”, e themeluar prej tij në vitin 2001. Ndonëse ekzekutimi u krye në zonën më të populluar të kryeqytetit, ish-Bllok, e monitoruar nga kamera të shumta dhe oficerë të policisë, vrasësit arritën të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese