Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ervis Martinaj aleancë me ish-deputetin! SPAK: Kërkuan ndihmën e Shullazit për të vrarë Durim Bamin, Viktor Imerin e paguan të hiqe qafe “Doqen”

Shkruar nga Newsbomb
Ervis Martinaj aleancë me ish-deputetin! SPAK: Kërkuan ndihmën e
Arben Ndoka, Emiljano Shullazi dhe Ervis Martinaj

Prokuroria e Posaçme kundër Korrpusionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar lidhur me megaoperacionin e zhvilluar së fundmi, ku u bë zbërthimi i shtatë grupeve kriminale të cilët aktivitetin e tyre e kishin shtrirë në disa qytete të vendit si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen.

Në qendër të këtyre grupeve kriminale ka qenë ai i të shumëkërkuarit nga drejtësia, Ervis Martinajt. Sipas SPAK mësohet se Martinaj kishte bërë aleancë me grupin kriminal i cili vepronte në qytetin e Lezhës dhe drejtohej nga ish deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Dy grupet kriminale, ai i Martinajt dhe i Ndokës kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë-Krujës dhe atë të Burrelit. Në shënjestër të Martinajt ka qenë Fatmir Hyseni, për ekzekutimin e të cilit “mbreti” i lojërave të fatit pagoi Viktor Imerin .

Ervis Martinaj aleancë me ish-deputetin! SPAK: Kërkuan ndihmën e
Fatmir Hyseni

“Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi E.M., i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi A. N. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale  kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale E.M., kontakton shtetasin V.I., i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit F.H”, thuhet në njoftimin e SPAK, teksa më tej të tjera detaje bëhen me dije.

Në ndihmë të Martinajt dhe Ndokës kanë ardhur dhe Emiljano Shullazi si dhe Aldo Avdylaj, të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmuan dy kokat e grupeve kriminale për të ekzekutuar një tjetër eksponent të krimit, Durim Bamin.

Ka qenë Shullazi ai i cili sipas SPAK ka kontaktuar me shtetasin T.B, të cilit i kërkoi ekzekutimin e Bamit. Gjithashtu, Emiljano Shullazi siguroi të gjitha informacionet e lëvizjeve të Durim Bamit dhe i’a vendosi në dispozicion Arben Ndokës.

Kujtojmë se vëllezërit Valter dhe Durim Bami, miq dhe me lidhje të forta me grupin e Avdylajve në Shijak, janë kthyer prej kohësh në rivalë dhe dyshohet se kanë urdhëruar e porositur disa atentate ndaj njëri-tjetrit. Durim Bami njihet si “i fortë” i Niklës. Ai është shoqëruar si i dyshuar për disa ngjarje të bujshme kriminale, por ndaj tij nuk janë gjetur prova për të qëndruar në qeli. 

Ervis Martinaj aleancë me ish-deputetin! SPAK: Kërkuan ndihmën e
Vellezerit Durim dhe Valter Bami

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese