Ermonela Jaho është zëri i veçantë shqiptar që prej vitesh tashmë ka pushtuar operat e botës. Emri i saj dëgjohet kudo dhe zëri i shqiptares kumbon në skenat më të mëdha dhe prestigjoze.
Tanimë një tjetër sukses është shtuar në listën e saj të gjatë. Ajo ka interpretuar krah Bryn Terfel, Aigul Akhmetshina dhe Jonas Kaufmann në një mbrëmje gala të mbajtur të organizuar nga The Royal Opera House në nderim të 22 vjetorit të Antonio Pappano si drejtori muzikor i operas.
I pranishëm ka qenë edhe mbreti Charls, i cili i është kthyer detyrave mbretërore, pak muaj pasi u diagonisfikua me kancer. Princ Charls është rikthyer vrullshëm për të nderuar mikun e tij, Sir Antonio Pappano. Ky i fundit sapo mbylli kapitullin e tij në Shtëpinë e Operës Mbretërore. Charles është veçanërisht i afërt me Pappanon, i cili shërbeu edhe si dirigjent në Kurorëzimin e Mbretit vitin e kaluar.
Pas shfaqjes, mbreti Charles u ngjit në skenë për të përshëndetur artistët, ku nuk kishte si të mungonte edhe përshëndetja e ngrohtë me sopranon shqiptare Ermonela Jaho.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Jaho, e cila ka pasur disa foto në rrjetet sociale nga mbrëmja e veçantë, teksa shkruan: “Një natë shumë e veçantë në Royal Opera House, për të treguar respektin tim së bashku me kolegët e mi dhe madhështinë e tij Mbretin Charles, për maestron tonë të dashur Toni Papanno”.
Po ashtu në këtë mbrëmje Gala ishin të pranishëm Diana Damrau, Ermonela Jaho, Lisette Oropesa, Sondra Radvanovsky, Nadine Sierra, Aigul Akhmethina, Xabier Anduaga, Freddie De Tommaso, Jonas Kaufmann, Carlos Alvarez, Amartuvshin Enkhbat, Huë Montery dhe Terfel dhe Familja Sima.
Pas drejtimit të më shumë se 700 shfaqjeve me Shtëpinë e Operës Mbretërore, Antonio Pappano do të tërhiqet si drejtor muzikor i kompanisë dhe do të bëhet Kryedirigjenti i Orkestrës Simfonike të Londrës.
A very special night at Royal Opera House, to show my respects together with my colleagues and his majesty King Charles, to our beloved maestro Toni Papanno. Everyone feels it, when they are loved.❤️❤️❤️ pic.twitter.com/OZS66b1Byx
— Ermonela Jaho | Soprano (@ErmonelaJaho) May 17, 2024