Një 63- vjeçar është gjendur i vdekur në një banesë sociale në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë është gjendur në banesën e Qendrës Sociale Balashe dhe i përket shtetasit Xhaferr Spahiu, i cili e kishte marrë me qira disa muaj më parë.
Banorë të zonës kanë njoftuar policinë pasi prej dy ditësh në atë vend vinte erë shumë e rëndë. Kjo ka bërë që uniformat blu të zbulojnë trupin e 63- vjeçarit në njërën nga dhomat e banesës.
Ndërsa bëhet e ditur se trupi i të ndjerit Xhaferr Spahiu është dërguar në morg për t’ju bërë autopsia dhe për tu zbuluar shkaku i vdekjes së tij.
Sondazh
Poll