Një kamionçinë është përmbysur në orët e para të mëngjesit ditën e sotëm në urën e Milotit.
Burimet për mediat bëjnë me dije se si pasojë fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar, ndërkohë për disa minuta qarkullimi i automjeteve u bllokua.
Pas ndërhyrjes së policisë qarkullimi i automjeteve vazhdoi si normalisht.
Më herët policia rrugore e Lezhës njoftoi:
“Policia Rrugore në Lezhë njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave, veçanërisht ato me tenda, që do të kalojnë në urën e Matit, të tregojnë kujdesin maksimal gjatë kalimit në këtë segment rrugor. Nëse mjetet janë pa ngarkesë, ju kërkohet hapja e tendave për të shmangur rrezikun e destabilizimit nga era ose lëvizjet e papritura. Këto masa janë të nevojshme për të garantuar sigurinë në rrugë dhe për të parandaluar incidente të mundshme”.