Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ende mister shpërthimi në Sarandë, viktima i paidentifikuar ndodhej vetëm në det, por nuk është gjetur asnjë mjet lundrues

Shkruar nga Newsbomb
Ende mister shpërthimi në Sarandë, viktima i paidentifikuar
Foto nga vendi i ngjarjes, Sarandë

Ende nuk ka asnjë informacion të thelluar mbi shpërthimin e fuqishëm të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Nga shpërthimi i regjistruar rreth orës 22:00 në qytetin bregdetar, 100 metra larg Portit Detar humbi jetën një person, sipas raportimeve i huaj, por ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij.

Fillimisht u tha se shpërthimi ndodhi në një skaf, por më pas përmes një informacioni policia tha se ka ndërruar jetë një polumbar dhe dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombola e oksigjenit.

Vetëm pak minuta më pas, një gomone e vogël e drejtuar nga dy turistë të huaj solli një person të plagosur rëndë në Portin Detar të qytetit aty ku kishin mbërritur menjëherë forca të shumta të Komisariat të Policisë Sarandë. Ata e kishin gjetur rastësisht atë teksa po shkonin për tek jahti i tyre i ankoruar në radë.

I plagosuri, i cili ka ndërruar jetë brenda pak minutash, është transportuar drejt Spitalit të Sarandës. Kur kanë kaluar rreth 12 orë nga ngjarja e rëndë, ende nuk është arritur të identifikohet viktima dhe as të përcaktohet nëse është shqiptar apo i huaj.

Bashkë me këtë fakt nuk është përcaktuar as shkaku i shpërthimit, nëse bëhet fjalë për bombol oksigjeni apo lëndë eksplozive. Policia ka ushtruar kontroll në gjirin e Sarandës, por nuk ka gjetur as një mjet lundrues të braktisur që mund të lidhet me viktimën, kështu që ende nuk dihet arsyeja se pse ndodhej në mes të detit viktima.

Mësohet se ai ishte i veshur si palombar, por janë ende të paqarta lëvizjet e tij në det. Trupi i viktimës ndërkohë është nisur drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese