Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRI/ U konfliktua dhe kërcënoi me armë një person, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ U konfliktua dhe kërcënoi me armë një person,
Pistoleta e sekuestruar

Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi gjatë një konflikti fizik me një 36-vjeçar, e ka kërcënuar këtë të fundit me armë zjarri. 

Sipas bluve, Muhamed Leba akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, ka nisur procedim penal për 36-vjeçarin për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti fizik ndërmjet 2 shtetasve, njëri prej të cilëve kanosi tjetrin, me një send në dukje armë zjarri pistoletë.

Vihet në pranga 30-vjeçari që u konfliktua fizikisht me 36-vjecarin dhe e kanosi atë.

Procedohet penalisht 36-vjeçari.

Shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 6, një shtetas po konfliktohej fizikisht me një shtetas tjetër dhe po e kanoste atë me një send në dukje armë zjarri pistoletë që kishte me vete, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Nga veprimet e shpejta është kapur dhe vënë në pranga shtetasi M. L., 30 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive. Ky shtetas është konfliktuar fizikisht me shtetasin D. M., për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. M., 36 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” .

Nga veprimet e para në vendin e ngjarjes rezultoi se arma me të cilën 30-vjecari kishte kanosur 36-vjeçarin, ishte armë sportive. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese