Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRI/ U kap me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ U kap me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 29-vjeçari
Momenti i arrestimit

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet për shpërndarje të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.

Blurë njoftojnë se kishin marrë informacioni se i riu shpërndante lëndë narkotike në zonën e Astirit. 

Arrestimi i Enio Bendaj u bë gjatë një kontrolli fizik, të banesës dhe biznesit të tij.

Uniformat blu gjetën dhe sekuestruan dy qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë e ndarë në doza gati për shitje, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis, 3 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta.

Sekuestrohen dy qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë e ndarë në doza gati për shitje, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis, 3 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Vihet në pranga poseduesi i tyre. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza, bazuar në informacionet e marra se një shtetas shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe kanabis në Astir, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetas u bë pasi gjatë kontrollit fizik,kontrollit të banesës dhe të biznesit të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, një sasi lëndë narkotike kanabis, 3 peshore që shërbenin për peshimin e lëndës narkotike dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese