Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRI/ Tentoi të shmangë kontrollin dhe goditi me grusht në fytyrë doganierin, arrestohet 58-vjeçari në Kukës, ja çfarë iu gjet në makinë

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ Tentoi të shmangë kontrollin dhe goditi me grusht në
Policia-Morine

Një 58-vjeçar është arrestuar në qytetin e Kukësit, pasi ka goditur me grusht një doganier. 

Sipas njoftimit të bluve, në doganën e Morinës, në hyrje, Azem Kovaçi dyshohet se për të shmangur kontrollet në automjetin e tij, ka goditur me grushte në fytyrë doganierin.

Ndërkohë, gjatë një kontrolli në automjetin e  tij, u gjetën dhe sekuestruan mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore.

Njoftimi i policisë:

Kukës/ Goditi me grushte punonjësin e doganës, për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 58- vjeçari. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 58 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

Në doganën e Morinës, në hyrje, ky shtetas, dyshohet se për të shmangur kontrollet në automjetin e tij, ka goditur me grushte në fytyrë, shtetasin A. S., me detyrë doganier. Në automjetin e shtetasit A. K. u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese