Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRI/ Shkoi për të peshkuar me mikun e tij në Vjosë, zhduket 63 vjeçari, palumbarët vijojnë kërkimet

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ Shkoi për të peshkuar me mikun e tij në Vjosë, zhduket
Foto ilustruese

Një 63-vjeçar është zhdukuar dy ditë më parë në qytetin e Fierit teksa kishte dalë me mikun e tij për të peshkuar në lumin Vjosë.

Në rrethana ende të paqarta, Engjëll Kanani është zhdukuar nga vendi ku po peshkonte me mikun e tij, 64-vjeçari me iniciale Sh. S. Ka qenë miku i tij që ka bërë denoncimin në komisariatin e Fierit për shokun e tij të zhdukur.

Dyshimet e para janë se Engjëll Kanani mund të ejtë mbytur në lumë ndërsa zona po kontrollohet nga palombarët e RNEA-s.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Sh. S., 64 vjeç, banues në Berat, se në datë 16.01.2025, ka qenë për peshkim në lumin Vjosë, në fshatin Kashishtë, me shokun e tij, shtetasin E. K., 63 vjeç, banues në Berat, dhe më pas ka humbur kontaktet me të. Vijojnë kërkimet në bashkëpunim me Palumbarët e Renea-s për gjetjen e 63-vjeçarit,” thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese