Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

EMRI/ Presidenti Begaj dekreton ambasadoren e Shqipërisë në Kroaci dhe Bosnjë

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ Presidenti Begaj dekreton ambasadoren e Shqipërisë në
Donika Hoxha

Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi sot emërimin në detyrë të zonjës Donika Hoxha si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo rezident.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PRESIDENTI

D E K R E T PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D E K R E T O J:

Neni 1

Zonja Donika Hoxha emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Dekret nr. 388

Tiranë, më 5.11.2024

PRESIDENT I REPUBLIKËS

BAJRAM BEGAJ

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese